Toptani Shopping Center, i projektuar nga MVRDV ka një sipërfaqe mbi 13,000 m² dhe është përfunduar në vitin 2017. Qendra ofron një përzierje të brand-eve ndërkombëtare, argëtimit dhe restoranteve, duke ofruar një përvojë të plotë blerjeje. Fasada, e aksesueshme përmes shkallëve dhe ballkoneve, lidhet me qytetin dhe zgjeron jetën urbane. ALCA realizoi sipas projektit, fasadën e gjithë godinës veshur në panele xhami, që ishte një kombinim midis fasadës së ventiluar dhe fasadës së vazhduar.